Momente tensioni në KPK pas shkarkimit të prokurorit Karanxha

AKTUALITET


Shkarkohet nga detyra prokurori Ervin Karanxha. Nuk ka mundur të kalojë shkallën e parë të vettingut, teksa në seancën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka pasur debate dhe avokatët e tij janë nxjerrë jashtë nga efektivët e Gardës së Republikës.

Seanca e parë dëgjimore në KPK u shty nga prokurori Karanxha për arsye shëndetësore. Ndërkaq në seancën e kaluar, prokurori dhe avokatët e tij kërkuan përjashtimin e gjyqtarit. Trupa gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko. Ndërkohë që sot prokurori me gjithë avokatët janë paraqitur në seancë, për të cilën pretendonin se do të ishte dëgjimore dhe jo për shpalljen e vendimit nga KPK. Kjo gjë ka sjellë debate dhe për këtë arsye avokatët janë nxjerrë jashtë, ndërsa më pas trupa gjykuese ka shpallur vendimin duke e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

Ervin Karanxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku ushtronte funksionin prej gati dy dekadash.

Më herët KPK ka shkarkuar dhe bashkëshorten e tij Bernina Kondi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri


Skip to toolbar