Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të martën janë regjistruar 24 viktima me koronavirus.
Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 357 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 7.027 mostrave.
Këto shifra nënkuptojnë se pesë për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.
Sipas autoriteteve 1.498 persona janë shëruar derisa 15.835 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 157.000 raste të infektimit.
Prej tyre 2.833 persona kanë vdekur.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 369.033 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 697.914 persona kanë marrë dozën e parë.
Deri më 14 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 20 për qind e popullsisë së përgjithshme.