Plagos me thikë kushëririn pas një konflikti në Lushnjë, arrestohet 60-vjeçari

AKTUALITET


Një konflikt për motive të dobëta mes dy kushërinjve ka përfunduar me plagosje të rëndë në Lushnjë. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë vunë në pranga në flagrancë shtetasin I. Y., 60 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Loni Dhamo”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 60-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, F. Y., 71 vjeç.

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, autori i dyshuar u kap dhe u arrestua në flagrancë. Gjithashtu, u sekuestrua edhe thika e përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar