Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme ka caktuar 7 drejtues të prokurorive në rrethe.
KLP cakton në detyrë Dhorina Theodhori në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Korçë. Po ashtu, KLP cakton në detyrë Abaz Muça në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Mat.
Me këto dy emërime, shkon në 7 numrin e drejtueseve të emëruar nga KLP për një periudhë 3-vjeçare.
Emërime drejtues prokurorie:
Anita Jella – Prokuroria Durrës
Elizabeta Imeraj – Prokuroria Tiranë
Artan Shtrungza-Prokuroria Tropojë
Kreshnik Ajazi- Prokuroria Elbasan
Genti Xholi – Prokuroria Apel Tiranë
Dhorina Theodori- Prokuroria Korçë
Abaz Muça-Prokuroria Mat


