Dita e gjashtë e reciprocitetit të targave, veriu i Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar

KOSOVA


Prej 6 ditësh dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara.

Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Autoritetet e Kosovës, të hënën, më 20 shtator kanë nisur që makinave me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, t’iu vënë targa të përkohshme, pasi kanë thënë se të njëjtën gjë Serbia po e bën prej sa vitesh.

Ndonëse asnjë incident i theksuar nuk është regjistruar që nga e hëna, nga autoritetet ndërkombëtare është bërë thirrje për shtensionim të situatës.



Skip to toolbar