Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen, pasi siç është shprehur vetë ai në një konferencë për media, do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Mes të tjerash, Vitia foli për punën që ka bërë gjatë kësaj kohe si ministër i Shëndetësisë, teksa njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti që ka mbajtur deri tani.
“Pata privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë. Më lejoni të ju njoftoj për vendimin që e kam marrë në dakordim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Unë sot po e përmbylli angazhimin tim në këtë detyrë, me të cilën më pat ngarkuar Kurti, ku jam mirënjohës ndaj tij”, deklaroi ai.
Ndërkohë, ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë do të jetë Dafina Gexha-Bunjaku.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq deri tani Vitia nuk është përfshirë në fushatë zgjedhore.