Argjentinë-Britani, luftë për naftën/ Presidenti Milei: Do luftojmë për sovranitetin në ishujt Falkland

BOTA


Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka rritur tensionet me Britaninë e Madhe, duke rikonfirmuar pretendimin për sovranitetin mbi ishujt Falkland, të njohur në Argjentinë si Malvinas.

Milei deklaroi se “erërat e ndryshimit” po fryjnë në favor të Argjentinës dhe se qeveria do të vazhdojë të kërkojë rikthimin e ishujve përmes rrugëve diplomatike.

Por tensionet nuk lidhen vetëm me sovranitetin. Udhëheqësi argjentinas ka njoftuar masa të reja kundër projektit të naftës “Sea Lion”, që ndodhet rreth 220 kilometra në veri të ishujve. Kompania britanike Rockhopper Exploration dhe ajo izraelite Navitas Petroleum planifikojnë të nisin kerkimet per nafte në muajt e ardhshëm, ndërsa prodhimi i naftës pritet të fillojë në vitin 2028.

Argjentina e konsideron këtë projekt një shfrytëzim të paligjshëm të burimeve në ujërat që ajo i pretendon si të vetat. Për këtë arsye, Milei ka paralajmëruar sanksione më të ashpra ndaj kompanive të përfshira në kerkimet per nafte në det të hapur.

Në të njëjtën kohë, qeveria argjentinase ka njoftuar fonde të reja për një bazë detare në Tierra del Fuego, në jug të vendit, me synimin për të forcuar praninë ushtarake pranë ishujve.

Mosmarrëveshja mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe për Falklandet çoi në luftën e vitit 1982, të fituar nga Britania. Londra vazhdon të kontrollojë ishujt dhe kundërshton pretendimin argjentinas për sovranitet.



Skip to toolbar