Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri mesditën e sotme në Torino të Italisë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u qëllua me armë në rrugë në Corso Venezia duke mbetur i plagosur. Mediat italiane raportojnë se ka marrë të paktën 1 plumb në gjoks.
Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet asgjë sa i përket autorit dhe shkakut apo rrethanave të ngjarjes.
Hetuesit italianë dyshojnë se mes 48-vjeçarit dhe autorit mund të ketë patur një konflikt përpara ngjarjes.