“Në fazën e fundit të garës”/ Schieder: Shqipëria meriton të jetë anëtarja e re e Bashkimit Evropian

#NËRADAR


Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk duhet parë vetëm si një projekt për të ardhmen, por si një proces që i përket të gjithë kontinentit.

Duke folur për mbështetjen e qytetarëve shqiptarë ndaj integrimit evropian, Schieder tha se rreth 95 për qind e popullsisë së Shqipërisë është pro anëtarësimit në BE.

Schieder iu referua edhe raportit të këtij viti për Shqipërinë, i cili, sipas tij, është miratuar me një shumicë të madhe në Parlamentin Evropian. Ai e cilësoi këtë si një tregues të vlerësimit të progresit të bërë nga vendi.

“Ende besoj se zgjerimi i BE nuk është vetëm projekt i së ardhmes por e meriton i gjithë konentineti. Dua të jap edhe unë kontributin tim për ta finalizuar këtë moment historik. Këtu në Shqipëri kemi 95 % të popullatës që është pro BE, Shqipëria është pararendësja e procesit të zgjerimit siç ka thënë Marta Kos. Raporti i sivjetshëm është votuar me një shumicë të madhe dhe kjo tregon që të gjithë e shohin përparimin e bërë nga Shqipëria. Shqipëria vite më parë ndërmori proces të vështirë, si vetting, reforma ekonomikë reforma në drejtësi, siguria dhe politika e jashtme ku Shqipëria është plotësisht në përputhje me BE. Tani ndodhemi në fazën e fundit të garës. Pra nuk është çështja që vetëm të hapen kapituj por edhe të mbyllur. Shqipëria meriton të jetë anëtare e re e BE”, tha ai.



Skip to toolbar