Këtë të diel, pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për shfuqizminin e dekretit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, ka ardhur reagimi i parë ndërkombëtar. Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemorkrat dhe Kristiansocial në Bundestag, Johann Daid Wadephul, ka reaguar për Deutsche Welle. Wadephul është shprehur se pas këtij vendimi, palët duhet të pajtohen dhe të nisin dialogun, ndërsa shton se duhet që ta pranojnë vendimin e kreut të shtetit.
“Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit”.
“Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania“.
Një informacion që qarkullon prej një jave është se veprimi i Metes është sugjeruar nga Gjermania. Po në këtë rast me kë janë gjermanët? Ose kush është me gjermanin? Wahdepul është i CDU, por dhe një nga njerëzit e afërt me PD. Në lexim të parë duket sikur deklarata i kërkon vetëm Ramës të pranojë vendimin e Metës jo per hir të ligjit por të zgjidhjes. Por në vazhdim të deklarates ai është i qartë sa i përket edhe reagimit të opozitës: ajo duhet ta marrë vendimin e Metës si sinjalin e qartë që duhet të futet në zgjedhjet në afatin e ri.
Deklarata nuk permend asfare kushtin e famshëm “Rama Ik”. Kështu nëse neser Rama në Berlin “lëshon” pe dhe del me Merkel dhe pranon vendimin e Metës, Basha duhet të dalë dhe t’i thotë PD dhe opinionit se do pranojë dekretin e Metës, uljen në Tavolinë me Kryeministrin Rama (sesi do ta thotë këtë kur pesë muaj rresht e kushtëzoi me të kundërtën akoma se dimë) dhe eventualisht do të futet në zgjedhje.
Po Rama si del nga kjo situatë? Diçka paralajmëron deklarata e Wandehpul kur thote se çdo veprim kundër kësaj klime të re, do ishte kundër imazhit të një vendi që don të hyjë në Europë. Nëse leshon pe, a shtohen gjasat që Rama të marrë në Berlin mbështetjen gjermane për negociatat? Kjo do ta bënte jo Kryeministrin që i mbylli ato, siç thotë opozita pesë muaj rresht.
Gjithsesi në fund do fitonte Shqipëria. Kulla e barit nuk do të digjej, po të huazojmë një batutë filmash. Lajmi i keq per armiqtë e Ramës eshtë se nuk do të “digjej” as kulla e Surrelit.