DASH shpall “non grata” për korrupsion dy ish-zyrtarë

Më të fundit


Departamenti i Shtetit Amerikan ka futur sot në listë të zezë dy ish-zyrtarë të Maltës, Konrad Mizzi dhe Keith Schembri.

Këtyre të fundit do t’u ndalohet kësisoj hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të veprimeve korruptive që kanë minuar sundimin e ligjit në Maltë.

Vendimi është bërë me dije nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“SHBA-ja mbetet e bashkuar kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim.



Skip to toolbar