“Mbështetës të Kurtit, në protestë”/ Beqiri: Po fut përçarje mes Shqipërisë e Kosovës

AKTUALITET


Avokati Idajet Beqiri thotë se mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kanë ardhur në protestat në Tiranë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Kurti po fut përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Albin Kurti po fle me Serbinë, po fut përçarje kombëtare. Duke ardhur ato që dërgon Albini, po ndodh një antikosovarizëm i tërbuar. Nuk kanë punë të vijnë ata këto për punët e Shqipërisë. Nuk ka përçarje më të rëndë. Albin Kurti duhet të distancohet nga ata persona me flamur. Duhet të dilte, se është kryeministër në detyrë i Kosovës, duhet të thoshte se nuk kanë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje ata. Ai po na humbet shtetin e Kosovës. Ata duket të kujt janë, që vijnë nga andej. UÇK është distancuar rreptësisht prej tyre”, theksoi ai.



Skip to toolbar