Feston sot ditëlindjen, Rama poston foton me flamingon: Urrejtësit besnikë, prova më e sigurtë se s’po jeton kot

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas urimeve të shumta që mori me rastin e ditëlindjes së tij, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e uruan.

Përmes një postimi, kreu i qeverisë tha se numri i madh i mesazheve dhe telefonatave e bënte të pamundur t’u përgjigjej të gjithëve individualisht, ndaj zgjodhi t’i falënderonte publikisht.

“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon”, shkroi Rama.



Skip to toolbar