Policia e Tepelenës ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili posedonte 35 kiligramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, 46-vjeçari me inicialet K.M., banues në Tiranë është arrestuar pasi dispononte një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, të cilën ishte duke e përpunuar dhe bërë gati për shitje, në formën e çokollatës.
“Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate), si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, shkruan Policia e Shtetit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tepelenë
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni i koduar “Përpunimi”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër.
Sekuestrohet rreth 35 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë çokollate si dhe kubikë të kultivuara me fara kanabis
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi K.M dispononte lëndë narkotike të cilën po e përpunonte në formë çokollate, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar dhe finalizuar operacioni “Përpunimi”
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate), si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.