Iu bënë dy atentate brenda një viti, arrestohet në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau

Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau, pasi kërkohej për trafik droge në Zvicër.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” e “Balkanweb” se Taullau njihej si person me precedentë kriminalë dhe se atij në të kaluarën i janë bërë disa atentate.

Saimir Taullau, subjekt i OFL

Saimir Taullau ka dorëzuar brenda kohës së përcaktuar nga ligji formularin e deklarimit të pasurisë së tij. Taullau pak kohë më parë është paraqitur pranë OFL-ve dhe ka dorëzon deklarimin e tij.

Sipas OFL-së, pasuria e tij ishte në ‘target-kontroll’ pasi më parë ishte dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe ishte pronar i disa bizneseve.

Saimir Tuallau njihet edhe si biznesmen në qytetin e Lushnjës, dhe më 24 nëntor 2018, iu bë një atentat në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij. 49-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë. Taullaut iu bë edhe një tjetër atentat, në vitin 2017.

Përplasja me bandën e Aldo Bares 

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, ngjarje ende nuk është zbardhur.

Në dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

Tenton të vrasë gruan, pranga 61-vjeçarit

Policia e Tiranës arrestoi një 61-vjeçar i cili kërcënonte me thikë për vrasje bashkëshorten. Sipas policisë, qytetarët lajmëruan se në banesën e shtetasit F.B., po ndodhte një sherr. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ato kanë gjetur shetasin me inicialet F.B., 61 vjeç duke kërcënuar bashkëshorten e tij me thikë se do e vriste. Ndërkohë, më herët 61-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike. Për këtë arsye, ai është arrestuar në flagrancë nga policia.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Me dy pistoleta vodhi xhiron ditore të lokalit, pranga 24-vjeçarit

Policia e Krujës arrestoi një 24-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjes së xhiros ditore të një lokali. Në datën 19 janar, në qytetin e Krujës, dy persona të armatosur grabitën kamarierin e një lokali, duke marrë xhiron ditore nën kërcënimin e armës. Në total, kamarierit iu vodhën rreth 20 mijë lekë të reja. Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet duke mbledhur informacione në rrugë operative për autorët e kësaj vjedhje.

Kështu, dy ditë më pas, Uniformat Blu realizuan operacionin “Cudhi”, duke prangosur shtetasin A.K., 24 vjeç, banues në fshatin Kroj Madh të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë. Gjithashtu, u shpall në kërkim policor bashkautori tjetër i ngjarjes, për të cilin nuk bëhen me dije të dhënat për arsye hetimore.

Gjatë operacionit, në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën për të ushtruar kontroll, shtetasi A. K. ka dalë nga banesa me dy armë zjarri pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta me dy krehra me fishekë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Dhunoi dhe tentoi të digjte shtëpinë e ish-gruas, arrestohet lushnjari

Policia e Lushnjës arrestoi një 46-vjeçar, pasi dhunoi dhe më pas tentoi të digjte banesën e ish-bashkëshortes së tij. Sipas Balkanweb, në pranga është vënë shtetasi me inicialet G.M., banues në Karbunarë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish-bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.

Kundërshtoi policinë gjatë shoqërimit në komisariat, arrestohet 39-vjeçari

Policia arrestoi në flagrancë një shtetas, i cili kundërshtoi për shkak të detyrës punonjësit e policisë, ndërsa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Konkretisht, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: D.G., 39 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Shërbimet e Njësisë Operacionale të Rendit pranë Policisë së Korçës, e ndoqën këtë shtetas, pasi dyshohej se ai ishte konfliktuar me një shtetas tjetër në fshatin Buçimas dhe më pas ishte larguar me mjetin e tij tip “Volksëagen”.

Gjatë momentit të shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, si edhe nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Pranga ish-sekretares së gjykatës në Vlorë

Strukturat e Krimit Ekonomik në Policinë e Vlorës, arrestuan të enjten një shtetase, e cila kishte mbajtur detyrën e ish-sekreteares gjyqësore në Gjykatën Administrative Vlorë.

43-vjeçarja, Edlira Shehu, banuese në Tiranë, u arrestua pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Sipas një njoftimi të Policisë së Vlorës, pas një hetimi dhe bashkëpunimi mes prokurorisë dhe uniformave blu është bërë ndalimi i kësaj shtetasja.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

I dënuar për prostitucion, arrestohet fieraku

Policia e Fierit dhe Interpol Tirana arrestuan një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Skllavëri dhe shfrytëzim prostitucioni”.

Konkretisht, në pranga është vënë shtetasi Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, banues në Radostinë të Fierit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

FierOperacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas shqiptar, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të "Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit".Operacioni u zhvillua gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë, ku falë një pune të mirëorganizuar hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:•Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, Fier.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të "Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit".Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 24. Oktober 2019

Pranga gjobëvënësit në Tiranë

Policia e Shtetit arrestoi pjesëtarin e një bande kriminale në fushën e gjobëvënies. Tiranë. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet V.U., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas është pjesëtari i tretë i arrestuar i një grupi kriminal. 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrënimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit “Përsëritësit”, dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këto persona.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

Vrasja e ish-policit, kamerat çojnë në pranga një person

Rreth 20 ditë pas vrasjes së bujshme të ish-policit Santiago Malko, Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetas i cili dyshohet se është bashkëpunëtor në ekzekutimin e 27-vjeçarit. Blutë nuk japin emrin e personit të arrestuar, vetëm inicialet e tij, B.T., 39 vjeç. Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se ka dijeni për ngjarjen dhe ka penguar zbardhjen e të vërtetës.

Kanë qenë kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi, ato që kanë zbuluar identitetin e këtij personi. Mësohet se i arrestuari, para se të ndodhte vrasja, është parë duke lëvizur disa herë në zonën e “Xhamllikut”.

Sipas Report Tv, policia ka ngritur dyshime ndaj personit të arrestuar, duke kërkuar më pas ndalimin e tij. Por, gjatë dëshmisë në polici,  39-vjeçari i arrestuar ka deklaruar se “kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen”.

Por kjo deklaratë nuk ka mjaftuar, pasi grupi hetimor dyshon se personi i arrestuar ka informacione për ngjarjen. Santiago Malko  u vra 20 ditë më parë në zonën e “Xhamllikut” në një atentat, kur ai ishte duke drejtuar mjetin e tij.

Malko, kishte qenë më herët punonjës policie, por ishte larguar nga radhët  e uniformave Blu. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale, përfshi dhe atë të datës 4 tetor 2018, ku në zonën e ish-Bllokut, u vra Fabian Gaxhaj, dhe mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe Elio Hato. Për vrasjen e Santiago Malkos, policia vijon ende hetimet.

Pranga, rrahu punonjësit e ujësjellësit dhe policët

Policia e Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili është konfliktuar me punonjësit e një firme ndërtimit me pretendimin se po i cenonin pronën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.M., banues në fshatin Kamenicë, (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje).

Policia, pasi ka marrë njoftimin se në fshatin Kamenicë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, efektivët Blu, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ku kanë konstatuar shtetasin M.M., duke u konfliktuar me disa punonjës të një firme ndërtimi, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, i kishin cënuar pronën e tij.

Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhërit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambjentet e Komisariatit. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Skip to toolbar