Retorikat e ashpra me Berishën, Bardhi në Top Story: Djali i tij i përfshirë në afera korruptive

Më të fundit


Pjesë e intervistës së deputetit demokrat, Gazmendt Bardhi këtë të martë në Top Story ishte edhe retorika e ashpër me Sali Berishën.

Bardhi kujtoi një prej rasteve, ku mes një debati të ashpër me Berishën ai i ka kujtuar se para se të merrej të duhet të zgjidhë problemet që ka brenda familjes së tij, ku një prej tyre është se ka të dhëna publike se djali i tij, Shkëlzen Berisha ka qenë i përfshirë në afera korruptive.

“Ka qenë në kushtet e retorikës politike, unë i kam kujtuar që në jetën time gjatë gjithë këtyre viteve që kam angazhim publik si punonjës i shtetit shqiptar, kurrë nuk kam pasur asnjë problem me ligjin edhe me faktin që jam njohës i ligjit kam treguar kujdesin e duhur për ta respektuar në maksimum, ka të dhëna publike se djali i tij ka qenë i përfshirë në afera të caktuara korruoptive dhe i kam kujtuar që para se të merret me mua të zgjidhë atë që ka brenda familjes së tij.

Unë kam zgjedhur rrugën time. Së pari secili zgjedh rrugën e tij, nuk ndodh rrallë që njerëzit nuk bëjë gjërat që besojnë, por ato që përshtaten, kishte nga ata që mendonin se u përshtatet beteja për të qenë më afër Bashës, në momentin që u largua Basha mendojnë se  i përshtaten më shumë zotit Berisha. Nuk është profesion i imi unë di të mbijetoj dhe të mbaj fanmilejnt time. Nëse ajo që unë besoj nuk përkrahet nga qytetarët unë hap rrugë dhe shikoj rrugën time edhe merrem me profesionin tim, disa kanë politikën si të vetmen profesion. Nuk është modeli im, për mua Sali Berishën nuk e shoh si të ardhmen e PD-së”, tha Bardhi.



Skip to toolbar