Tensionet në veri të Kosovës, Rama thirrje Presidentit Vuçiç

KOSOVA


Kryeministri Edi Rama flet per situaten e tensionuar qe ka krijuar mes Kosoves dhe Serbise zbatimi i reciprocitetit.

Rama tha se “historia do me jape te drejte mua, jo juve”, kur u pyet lidhur me projektin e Ballkanit te Hapur.

“Këto situata tregojnë se ne kemi nevojë për këtë. Këto situata tregojnë se kur vjen puna që gjërat shkojnë në thikë ka dy rrugë: Njëra është rruga e kthimin mbrapa dhe e luftës nga e cila këtu nuk fiton më askush, se s’ka më asgjë për të ndarë. Kosova është një vendi pavarur, demokratik e kaq.

Dhe rruga tjetër është ndërtimi i paqes, njëra rrugë të ndalojmë trashëgiminë e konfliktit dhe rruga tjetër.

Unë jam me të parën dhe këtë nuk e luan topi, as mos prisni që unë të kem një opinion tjetër , sa herë ndodhin këto gjëra po kaq herë konfirmohen. Na duhet të punojmë dhe më shumë kokëfortësisht për paqen dhe me më shumë këmbëngulje për të ndërtuar rrugë ndërveprimesh që na japin mundësi të kuptojmë që nuk jemi dy palë qenie, ca njerëz e ca alienë, por jemi të gjithë njerëz e kemi detyrimin që fëmijëve tanë tu lëmë një hapësirë paqe jo zonë të mbjellë me mina.

Me Presidentin e Serbisë marrëdhënia miqësore nuk më ka penguar dhe nuk më pengon të ndahem aty ku nuk jemi dakord.

Spanja ka arsyet e veta që ta lexojë ashtu si e lexon marrëdhënien me Kosovën por kjo nuk e pengon Spanjën që të thotë ne jemi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo që ndodh në Rusi duhet të na bëjë t’i thërrasim mendjes shumë fort, rrugën e paqes me të luftës në situata të trashëguara si kjo e jona i ndan një fije peri, është shumë kolllaj të rrish në Tiranë me ajër të kondicionuar e të thuash që kjo gjë ndahet vetëm me luftë.

Kur vjen puna që atë mikrofonin ta zëvendësosh me luftën e në vend të mikrofonit të kesh bomba, për mua qeveria e Kosovës ka bërë dy herë gjënë e duhur: E para ka kërkuar të implementojë marrëveshjen dhe e dyta që e ka shtyrë. Por thënë kjo, dialog, dialog, paqe, paqe, fqinjët nuk i zgjedhim.



Skip to toolbar