Gjobëvënësi kinez arrestohet në Rinas, detyronte biznesmenët të shisnin suita me çmim të lirë

AKTUALITET


Në aeroportin “Nënë Tereza” është ndaluar për qëllim ekstradimi drejt Kinës një shtetas me këtë kombësi, pasi rezulton të jetë i dënuar në Guazhou për veprën penale të gjobvënies. Arrestimi i shtetasit G.L., 25 vjeç, i lindur në Kinë, është arrestuar pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Pekinit.

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz,  të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.  Në vitin 2013, ky shtetas sëbashku me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin W.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.



Skip to toolbar