Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Në mesazhin e tij, Rama shpreh vlerësim dhe respekt për të gjithë punëtorët shqiptarë, duke iu uruar atyre një ditë të mbarë dhe punë të begatë.
“Mirëmëngjes dhe me zemër e respekt, i uroj çdo shqiptari punëtor punë e ditë të mbarë #1maj”, shkruan ai.
