Meta, i emocionuar pas fjalimit të Clinton: Të bëjmë të pamundurën

AKTUALITET


I ndodhur në Prishtinë për ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, presidenti Ilir Meta ka ndarë një moment të veçantë për të, takimin me ish presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, ku patën një shtrëngim duarsh.

Meta cilëson një nga shprehjet që vet Clinton mbajti gjatë fjalimit të tij në ceremoni “të bëjmë të pamundurën, në Shqipëri dhe Kosovë, për t’u garantuar të rinjve realizimin e shpresave dhe ëndrrave.”

“Shumë i lumtur të takoja e përshëndesja përzemërsisht qytetarë të Prishtinës e mbarë Kosovës dhe të shkëmbeja me ta urimet më të ngrohta për 20-vjetorin e Çlirimit. Ashtu siç me të drejtë theksoi sot Presidenti Bill Klinton është e domosdoshme të bëjmë të pamundurën, në Shqipëri dhe Kosovë, për t’u garantuar të rinjve realizimin e shpresave dhe ëndrrave, si dhe ndërtimin e së ardhmes së tyre në vendet tona’-shkruan Meta

Shumë i lumtur të takoja e përshëndesja përzemërsisht qytetarë të Prishtinës e mbarë Kosovës dhe të shkëmbeja me ta urimet më të ngrohta për 20-vjetorin e Çlirimit. Ashtu siç me të drejtë theksoi sot Presidenti Bill Klinton🇺🇸 është e domosdoshme të bëjmë të pamundurën, në Shqipëri🇦🇱 dhe Kosovë🇽🇰, për t'u garantuar të rinjve realizimin e shpresave dhe ëndrrave, si dhe ndërtimin e së ardhmes së tyre në vendet tona.🇦🇱🤝🇽🇰

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 12. Juni 2019


Skip to toolbar