Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburanteve.
Çmimi tavan i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 223 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 194 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
Sipas Bordit të Transparencës, vendimet janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.