Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve: Nafta të shitet jo më shumë se 223 lekë/litër 

EKONOMI


Bordi i Transparencës ka  vendosur çmimet e reja për shitjen e karburanteve.

Çmimi tavan i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 223 lekë/litri.


Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 194 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Sipas Bordit të Transparencës, vendimet janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.




Skip to toolbar