“Tërhiqemi përkohësisht nga bojkoti mësimor”, kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Nesër sërish protestë

AKTUALITET


Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi pohoi se pedagogët do të tërhiqen përkohësisht nga bojkoti mësimor.

Në një dalje për mediat Kovaçi tha se pavarësisht tërheqjes nga bojkoti, nesër do të mblidhen para Politeknikut në orën 11:00 për të vijuar një tjetër protestë.

“Tani më 9 javë nga dërgimi i peticionit, 7 javë protesta dhe 3 javë bojkot të procesit mësimor me synim të reagimit, përshkallëzimi i hapave të ndjekura erdhi si rrjedhojë e indiferentizmit. E kemi fjalën për ministrinë dhe institucionet. Parlamenti dhe politika u nxit dhe e bëri këtë çështje të ditës. Qeveria bëri zgjidhje kozmetike. Është bërë pak për universitetin. Flitet shumë dhe bëhet pak për universitetet. Ndaj nesh pati intimidime dhe shantazhe. Vazhdimin e protestave të gjitha proceset demokratike, përfshirë protestat kombëtare periodike, por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor,, duke përmbushur detyrimin akademik, atë të mësimit për studentët. Ne vazhdojmë të kërkojmë kërkesat tona. Vendosëm që nesër në 8 nëntor do të mbajmë protestën e radhës në orën 11 para Politeknikut. Një pjesë e rektoratit mendoi se nuk ishte koha e përshtatshme për bojkot. Presioni erdhi që nga kryeministri. Dua të denoncoj faktin se vetëm 3 universitete kanë premtuar që do të financojnë 8%. Ne dua 30%. Në Shkodër është miratuar 2%, pasi ska asnjë shans që të bëjë rritjen 8%. Bojkoti i sezonit të provimeve është një variant i mundshëm i bojkotimit të mësimit në sezonin e shkurtit.”, tha ai.



Skip to toolbar