“Përpjekje e Moskës për të justifikuar luftën”, Shqipëria voton kundër rezolutës për glorifikimin e nazizmit

AKTUALITET


Me 105 vota pro, 52 kundër dhe 15 abstenime, Rusia ka kaluar në Komitetin e Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së një draft rezolutë kundër “Glorifikimit të nazizmit, neonazizmit dhe praktikave të tjera që kontribuojnë në ushqimin e formave bashkëkohore të racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës që lidhet me të”.

Drafti detyron Asamblenë të shprehet për glorifikimin e nazizmit, neonazizmit dhe ish-anëtarët e WAffen SS, përfshirë ngritjen e monumenteve dhe mbajtjen e demonstrimeve publike që glorifikojnë të shkuarën naziste.


Thuajse të gjitha vendet e ashtuquajtura perëndimore e kanë kundërshtuar rezolutën dhe kanë votuar kundër.

Delegatë të tyre e kanë cilësuar dokumentin si përpjekje të Moskës për të shfrytëzuar një pretekst për justfikimim e luftës në Ukrainë.

Shqipëria ka votuar kundër rezolutës, kurse Serbia, një vend me marrëdhënie të ngushta me Moskën, ka abstenuar.




Skip to toolbar