Grupi i hakerave “Anonymous” ka njoftuar se ka hakuar web faqen e ushtrisë serbe.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ata shkruajnëse, web-faqja e Ushtrisë serbe ka rënë.
“Web-faqja e Ushtrisë serbe ka rënë. Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, thuhet në mesazhin e tyre.
Me foton e flamurit kuqezi, Anonymous i drejtohet Presidentit serb me fjalët: “Nëse do luftë, lufta të pret”.