“Opozita në pikiatë totale”/ Gjikondi: Sot s’kishte protestë, por miting të Berishës 

Më të fundit


Juristja, Brizida Gjikondi, aktiviste e shoqërisë civile u shpreh sot në studion e ABC News, se e sotmja nuk ishte një protestë, por një miting i Sali Berishës, për interesa të tij. “Ishte një miting partiak i Berishës për interesa të tij. Protesta ka frymë nuk ka regji qëndrore. Ishte një miting mjeran. Këta janë të gjithë pjesë të së njëjtës gjë, dhe këtu e kam për gjithë klasën politike

Duçcka ka qenë drejtor me Berishën, Metën e Ramën, në këtë histori të gjithë janë palë me konflikt interesi. Në SHBA po bëhet një gjyq, ka një padi në SPAK. Këtë që po bën Rama ndaj Berishës, ka bërë edhe Berisha me Fatos Nanon.


Berisha ka dashur të bashkojë fatin e tij me PD, pak shqiptarë kanë mbetur. Berisha nuk ka vetëm hallin non grata, por edhe dosjet që po hetohen në SPAK. Gërdeci po ecën me ritëm, nuk është paralajmërim I vogël thirrja e Shkëlzen Berishës. Thirrja e tij për herë të parë ka sjellë një standard të ri për drejtësinë shqiptare.

Unë pres shumë nga SPAK. Opozita është në pikiatë totale. Të gjitha palët edhe majtas edhe djathtas janë në sherrnajë emocionale por s’kemi parë të shkojnë deri në fund të cështjeve.




Skip to toolbar