Militantët e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga ish-deputeti Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari kanë bllokuar rrugën në qytetin e Korçës ku do të kalonte kryeministri Rama për të zhvilluar takimin elektoral.
Militantët kanë zënë rrugë, ndërsa policia është mundur t’i largojë ato. Kjo ka çuar në tensionim të situatës, ku nuk kanë munguar debatet mes policisë dhe ish-deputeti Salianji, i cili e ka akuzuar se po provokon qytetarët.
Militantët kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Rama edhe në Devoll. Edhe pse kjo gjë u pengua nga forcat, militantët kanë nisur të gjuajnë me shishet e ujit eskortën e makinave. Më herët Rama ka shprehur qartë se personat që tentojnë të bllokojnë fushatën elektorale ndëshkohen nga ligji.
Bllokimi i rrugëve nga militantët e PD në qytetet ku Rama zhvillon fushatën elektorale është një nga strategjitë e reja të opozitës për të bllokuar zgjedhjet.