E rëndë në Tiranë, 56-vjeçari bie nga kati i katër i ballkonit

AKTUALITET


Një 56 vjeçar ka rënë nga kati i katërt i pallatit në Tiranë. Policia njofton se 56 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij. Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Margarita Tutulani” në kryeqytet.


Njoftimi policise

Më datë 25.04.2023, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar