Ndërtoi pa leje në tokë shtetërore, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

AKTUALITET


Një 49-vjeçar është vënë në pranga për shkak të një ndërtimi pa leje në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë. Bëhet me dije se 49-vjeçari po kryente punime në një tokë shtetërore, pa lejen e institucioneve përgjegjësese, në zonën e quajtur “Kalaja”.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një mjet tip ekskavator në lumin Shushicë, i cili përdorej për gërryerjen e lumit dhe marrjen e inerteve në mënyrë të jashtëligjshme.


Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i Paligjshëm”.




Skip to toolbar