Makina del nga rruga, humb jetën 28-vjeçari në Shkodër

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Një 28-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke humbur jetën. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në lagjen “Liria”, në rrethana ende për t’u sqaruar.

Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në një njoftim të policisë së Shkodrës.





Skip to toolbar