Zjarr në një shtëpi nga bombola e gazit, tre të plagosur në Patos

AKTUALITET


Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombol gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar