Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Hahn deklaron se nëse nuk shpërblehet vendi që ka investuar për të qenë pjesë e BE, do humbasë besueshmëria e Unionit.
Komisioneri Johannes Hahn, e ka bërë këtë deklaratë, pasi mbërriti në Luksemburg për mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme, ku ka folur për gazetarët në lidhje me çështjen e çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.
“Mesazhi im për këdo është që të kuptojnë se situata rajonale ka nevojë për një farë perspektive. Një vend ka investuar në mënyrë të jashtëzakonshme në perspektivën evropiane dhe lidershipi i tyre ka treguar kurajë. Nëse kjo gjë nuk do të shpërblehet, ne nuk humbasin vetëm përgjegjshmërinë tonë, por edhe besueshmërinë. Pra çdo gjë që kemi investuar me sukses në muajt e fundit do të vendoset në rrezik nëse ne nuk i qëndrojmë besnik premtimeve tona”, deklaroi Hahn.