Ish-kryeministri Fatos Nano vazhdon të jetë në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Prej më shumë se një jave ai vijon të jetë i intubuar në repartin e reanimacionit në spital për shkak të problemit të tij kronik me mushkëritë.
Frymëmarrja e ish-kryeministrit realizohet me anë të një tubi që mjekët ia kanë vendosur në trake. Për shkak të ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes, ai mund të marrë oksigjenin vetëm me anë të këtij tubi.
Burimet nga brenda spitalit konfirmojne se nuk ka ndryshim të gjendjes shëndetësore të ish kryeministrit në orët e fundit. Mjekët e cilësojnë gjendjen e tij si stabël dhe mbahet nën mbikqyrje 24 orë. Semundja e tij eshte e rrugeve pulmonare. Sindroma spok eshte e pasherueshme, por sipas mjekeve ajo mund te mbahet ne kontroll me kura.
Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua mbrëmjen e 22 gushtit dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku u intubua menjëherë.
Që nga ajo dite ai vijon të qendrojë në intubim. Ka pasur vetëm një momemt ku mjekët vendosën heqjen e tubit të oksigjenit, por për shkak të gjendjes së rënduar të mushkërive u intubua sërish.
Fatos Nano vuan prej kohësh nga kjo sëmundje. Edhe në të kaluarën ai ka kërkuar ndihmën mjekësore në spital.
Sipas mjekëve, sëmundja pulmonare nga e cila vuan ish kryeministri, njihet si SPOK. Kjo është një sëmundje kronike mjaft e përhapur dhe shkaktohet kryesisht nga pirja e duhanit, ndotja atmosferike, por edhe faktorë gjenetikë. Ngushtimini rrugëve të frymëmarrjes shkakton gjendje inflamatore të mushkërive, duke vështirësuar funksionimin e tyre të plotë.