“Water gate”/ Pranga krutanit, dyshohet se kultivoi 305 rrënjë kanabisi

AKTUALITET


Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka kultivuar 305 rrënjë kanabisi në 3 vende të ndryshme në Krujë. Si rezultat i operacionit “Water gate” u bë arrestimi i shtetasit Alfred Doçi, banues në fshatin Fushë-Thumanë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. K., banues në Fushë-Thumanë

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë operacioni policor i koduar “Water gate”. Kishte kultivuar 305 bimë narkotike në 3 vende të ndryshme, vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Asgjësohen bimët narkotike që u gjetën të gjetura të kultivuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Water gate”.

“Water gate”/ Pranga krutanit, dyshohet se kultivoi 305 rrënjë kanabisi në 3 vende të ndryshmeSi rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Fushë-Thumanë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. K., banues në Fushë-Thumanë. 27-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike në fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë, dhe Burrnesh, ndërsa shtetasi R. K., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale, pasi një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij, dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

foto galeri
foto galeri


Skip to toolbar