Është liruar nga detyra, zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja. Vendimi u mor këtë të enjte me propozim të kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Nuk dihet ende se kush do e pasojë në postin e tij.
Bejtja e mori këtë post në janar të vitit 2019. Më herët, ai ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.
Vendimi në Fletoren Zyrtare:
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU.