SHBA presion Vuçiçit/ Nazarko: Pas telefonatës me Blinken nisi kthesa

KOSOVA


Analisti Mentor Nazarko thotë se SHBA i bëri presion presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se pas telefonatës që Vuçiç pati me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku ky i fundit përmendi sanksione, një pjesë e trupave serbe u hoqën nga kufiri me Kosovën dhe u arrestua ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç.

“Po të shikojmë mënyrën sesi është formuluar akuza nga autoritetet serbe, ata kanë bërë përpjekje për të mos njohur shtetësinë e Kosovës, pra, për të mos e akuzuar atë për sulme terroriste në një shtet tjetër, kanë përdorur akuzën, ke rrezikuar sigurinë e fshatarëve të Banjskës. Mendoj që Vuçiçi tregoi me disa veprime resht, që e ha presionin e amerikanëve. Bisedën që ai ka pasur me Blinken, qartësisht për masa, për sanksione, ka disa reagime. Tërheqja e një pjese të forcave serbe nga kufiri me Kosovën, arrestimi i Radojiçiçit dhe ndërtimi i një narrative, sipas së cilës, Radojçiçi nuk është furnizuar nga uishtria serbe, por diçka që është skenar i frikshëm, se futet edhe Republika Srspka, nga Tuzla, armët i janë dorëzuar në dy pikat në Beograd. Kemi Republikën Srpska, kemi përfshirje të rusëve, po merr hapësirë një hipotezë, Vuçiçi po përpiqet ta ushqejë, që këto zhvillime kanë qenë me dijeninë e Vuçiçit, por të nxitura nga shërbimet ruse nga përbërësja pro-ruse në gjirin e institucioneve të sigurisë të Serbisë. Institucionet e sigurisë së Serbisë janë fuqimisht nën kontrollin rus.

Të paktën Vuçiçi është duke i shërbyer kësaj narrative. Kurti është brenda të drejtës së vet, në atë që përpiqet të amplifikojë ndërkombëtarisht, atë që është përfshirja e Serbisë në atë që ndodhi”, theksoi ai.



Skip to toolbar