Shqipëria mori një fitore të madhe në Air Albania duke mposhtur Çekinë me shifrat 3-0. Kuqezinjtë hedhin kështu një hap të sigurt drejt Euro 2024, verën e ardhshme në Gjermani.
Në vlerësimet e SofaScore, bien në sy që notat më të larta janë për Etrit Berishën i cili ishte i gatshëm sa herë u thërrit në apel, po ashtu edhe Taulant Seferi, autor i dy golave.
Sakaq, edhe pse Mirlind Daku u aktivizua në minutën e 67, sërish është vlerësuar me notën 7.6, me sulmuesin që asistoi në golin e tretë të ndeshjes.