Drejtues Dritan Lena, deri tani Shef Sektori i Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, Kryekomisar Saimir Shkambaj, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Komisar Feliks Hoda, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Komisar Andi Kano, Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, komandohet Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë.
Shefi i komisariatit të Sarandës është transferuar në Dibër.


