Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga BE, SHBA dhe KQZ për votën e emigrantëve.
Në një komunikim për mediat, Alibeaj tha se është mazhoranca ajo që po bllokon ndryshimet në Reformën Zgjedhore.
‘Komisioni është thirrur para zgjedhjeve lokale. PD ka paraqitur setin e plotë të të gjitha ndryshimeve, ndalimet që do të duhet të zgjateshin. Unë besoj se ka vetëm një arsye që e bllokon, është mazhoranca ajo që e bllokon. Nuk ka dhënë një zgjidhje për listat e hapura. Kjo është ajo se çfarë ka qenë qëndrimi ynë. Është reforma e shqiptarëve.
Nuk është reforma e partive politike. Vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, votimi dhe numërimi elektronik janë çështjet që garantojnë atë që është pasuria e shqiptarëve vota.
PD ekspertët e PD-së janë të gatshëm të draftojnë një kod të ri zgjedhor, që përfshin votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, listat e hapura. Po qe për numra mazhoranca ka treguar se nuk i do as zgjedhjet e lira.’– tha Alibeaj.