Albert Zorba, 31-vjeçari nga Elbasani është njëri prej shqiptarëve që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit, mëngjesin e djeshëm në Hamburg, Gjermani.
Mësohet se i vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg për të tërhequr trupin e të birit.
Viktima e dytë e identifikuar është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H, ndërsa emrat e dy shqiptarëve të tjerët ende nuk janë bërë me dije. Mediet gjermane fillimisiht raportuan se viktimat ishin bullgarë pasi ishin të pajisur me pasaporta bullgare, por më pas u konfirmua se janë shtetas shqiptarë.