Kapet duke transportuar pije alkoolike nga Greqia, arrestohet 53-vjeçari! Procedohen tre punonjës të doganës

Më të fundit


Një 53-vjeçar nga Korça është arrestuar pasi u kap duke transportuar një sasi pijesh alkoolike të futura kontrabandë nga Greqia.

Ai u ndalua në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, ku gjatë kontrollit në automjetin e tij u zbuluan pije të paregjistruara, që dyshohet se kishin hyrë në vend pa u zhdoganuar.

Ndërkohë, tre punonjës të doganës në pikën kufitare të Kapshticës janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrat e tyre ligjore për ndalimin e këtij rasti.Policia ka sekuestruar pijet dhe automjetin që përdorej për transport, ndërsa materialet i janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

“Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi pijesh alkoolike, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 53 vjeç banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe ” Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit K. P., 45 vjeç,  A. G.  61 vjeç dhe R. M., 40 vjeç (doganierë), pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallrave, sipas ligjit”, njofton policia.



Skip to toolbar