Mbi 500 kuti të vendoreve te 14 majit po rinumërohen nga Komisioni Qendrori Zgjedhjeve. Verifikimi pas zgjedhor ka futur ne filtër tabelën e rezultateve për të parë nëse komisionerët e partive kanë numëruar drejtë vullnetin e shqiptarëve.
Procesi i nisur në KQZ pritet të zgjasë për disa ditë ku fletë pas flete do të bëhet rinumërimi i 10% të kutive të votimit të përdorura në 14 maj e në zgjedhjet e pjesshme të Kukësit.
Këto kuti janë testi i radhës për kredibilitetin e zgjedhjeve vendore të 14 majit, proces të cilin opozita e ka konsideruar si masakër zgjedhore. Por pavarësisht nëse provohen apo jo këto pretendime të paktën sa i takon numërimit të votave, asgjë nuk ndikon më në rezultat.
Çfarë mund të ndodhë është një ndikim tek rekomandimet që KQZ mund të dërgojë për rregullimin e administrimit të procesit zgjedhor.