”Kush bashkohet me Berishën fatin në politikë e ka shumë të zymtë”, Çupi: Federata opozitare? Nuk do të funksionojë

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi komentoi edhe nismën e aleatëve të PD për një krijimin e një federate, me qëllim bashkimin e opozitës.

Çupi tha në studion e Tirana Live se është një nisëm që nuk do të funksionojë, pasi bashkimi ndodh mbi bazë të vlerave, dhe sot në opozitë tha ai vlerat mungojnë.

“Është e pamundur të bashkohet opozita në mënyra të tilla, mekanike. Federatat kanë luajtur rol propagandistik por s’ka funksionuar asnjëherë.

Tani shfaqet një fjalë e marrë nga historia por është e pavlerë. Që të federohesh, bashkohesh, në radhë të parë duhen vlerat. Në opozitë mungojnë vlerat, ka probleme me drejtësinë, korrupsionin, krimin.

Basha dhe Berisha ndodhen në dy parti, duhet të ishin të ndarë. Nëse bashkohen ai grupim shkrihet i tëri. Njohim qëndrimin e SHBA kush bashkohet me Berishën fatin në politikë e ka shumë të zymtë. Tani është koha për t’u ndarë nga Berisha”, tha Çupi. 



Skip to toolbar