“Kërcënimi grek, përrallë e së shkuarës”, Çupi: Shqipëria ka plotësuar kriteret për në BE

Më të fundit


Për analistin Frrok Çupi, presioni grek ndaj Shqipërisë për integrimin në BE, është një përrallë e së shkuarës. Në studion e Tirana Live në ABC News, Çupi komentoi qëndrimin e Athinës ndaj Shqipërisë në BE për shkak të cështjes Beleri.

“Qëndrimi i Greqisë ndaj Shqipërisë për çështjen Beleri, dhe sidomos qëndrimi bllokues për në Bashkimin Europian, është para së gjithash jashtë kohe. Këto taktika janë përdorur nga shtetet, janë grindur, por ka ndryshuar koha. Trendi tashmë është ky që BE, Europa domosdoshmerit do të zgjerohet, do ketë në radhë të parë Shqipërinë që realisht ka zënë radhën për të qenë e para. Ka plotësuar tërë kriteret.


Kjo e Greqisë, është jashtë kohës, e pamundur, nuk duhet ta bente. I dimë arsyet pse ndodh në Greqi. Ndodh me Greqine sepse gabimisht qeveria greke është kompozuar me disa organizata ekstremiste, terroriste antishqiptare, antiturke dhe antieuropiane dhe kjo është arsyeja që ata e kanë marrë zvarrë qeverinë dhe e cojnë në këto shtigje shumë të errëta.

Qendrimi i Gjermanisë dhe Spanjes përfaqëson Europën edhe në sensin simbolik. Gjermania është themeluese e BE, së bashku me Francën. Spanja është pjesa mesdhetare e BE, ku ka kapërcyer qindra probleme shumë më të rënda nacionaliste se sa vetë Greqia. Është një përrallë e së shkuarës. Pyetja është: Do lejohet Europa të mundet nga luftrat e Lindjes apo do pranohet Shqipëria në BE?- tha Çupi.




Skip to toolbar