Në kuadër të operacionit të zhvilluar kundër trafikut të drogës të koordinuar nga drejtoria e Europol me Policine e Shtetit, ranë në pranga 566 shtetas nga 26 vende europiane dhe 28 persona u arrestuan në Shqipëri.
Në këtë operacion u angazhuan në total 315 punonjës të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve.
Ndërsa u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.