Rama për të mbrojtur pushtetin e tij është gati të fus vendin në një konflikt civil, tha nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat. Kryeministri është i vetmi i interesuar për dhunë dhe përplasje civile, por plani i tij për konflikt civil do të dështojë tha Paloka, i cili shtoi se qytetarët po mbrojnë vetëm ligjin dhe po njohin dekretin zyrtar të Presidentit Meta për shuqëzimin e 30 qershorit.
“Edi Rama është i vetmi i interesuar për dhunë dhe përplasje civile, sepse tani ai ka dalë zbuluar përpara qytetarëve dhe gjithë botës. Por plani i tij për përplasje dhe konflikt civil në Shqipëri, do të dështojë. Edi Rama dhe banda e tij, në paligjshmëri të plotë, po arrestojnë qytetarët për arsyen e vetme se ata po zbatojnë ligjin. Ky ligj është botuar në fletoren zyrtare nga vetë qeveria dhe është akti i vetëm në fuqi për zgjedhjet.” – tha Paloka
Paloka akuzoi Ramën dhe Lleshaj se po përdorin policinë si bandë kundër popullit, në shkelje të Kushtetutës dhe të dekretit të Presidentit që ka shfuqizuar 30 Qershorin. “Krim, kryen kushdo që refuzon apo ndalon zbatimin e ligjit, në rastin konkret, Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe policët që sillen si banditë me uniformë. Kjo i bën ata zyrtarisht dhe ligjërisht një bandë të armatosur, pa ligj e pa ligjshmëri. Qytetarët duhet ta dinë se çdo akt dhe thirrje për 30 Qershorin e Edi Ramës dhe i Sandër Lleshaj është antikushtetues dhe i paligjshëm.” – tha Paloka