Si u monitoruan tribunat gjatë derbit (video)

AKTUALITET


Ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës u luajt për herë të parë në stadiumin “Air Albania”. Stadiumi i ri kombëtar priti për herë të parë një ndeshje e cila në vetvete ka rrisk për incidente, pasi mes tyre përballen dy ekipet me tifozeritë me rivalitetin më të lartë në vend. Megjithatë, parametrat e sigurisë në këtë stadium janë të mëdha.

Për shkak të kërkesave të UEFA-s, “Air Albania Stadium” është i pajisur me kamera të një rezolucioni të lartë, ku mund të shohësh nga afër çdo veprim të tifozëve. Të gjitha kamerat kontrollohen në një dhomë të posaçme, e cila sa herë ka ndeshje monitorohet nga punonjës të Policisë së Shtetit.


Edhe në këtë ndeshje, ku janë angazhuar qindra forca policie në terre, efektivët Blu po monitorojnë çdo sektor të tribunave nëpërmjet kamerave të sigurisë. Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj, inspektoi punonjësit e Policisë që kryejnë shërbim me kamerat në derbin Partizani-Tirana.

Dervishaj u ka kërkuar punonjësve të Policisë që të regjistrojnë çdo rast të evidentuar nga kamerat, në rast se do ketë prishje të rendit apo hedhje të lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta.

Në rast se evidentohen incidente, Policia e ka shumë të lehtë ndalojë autorët e tyre. kujtojmë se për të shmangur dhunën në stadiume, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, ku parashikohet deri në disa vite burg për tifozët që invadojnë fushën apo kryejnë akte dhune.

Live: Salla e monitorimit dhe drejtimit në "Air Albania Stadium". Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj ka inspektuar punonjësit e Policisë që kryejnë shërbim në kamerat që monitorojnë stadiumin për derbin Partizani-Tirana.Dervishaj u ka kërkuar punonjësve të Policisë që të regjistrojnë çdo rast të evidentuar nga kamerat, në rast se do ketë prishje të rendit apo hedhje të lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 13. Dezember 2019



Skip to toolbar