“Një femër vritet çdo tre ditë”, në Francë nisin protesta masive

AKTUALITET


Në disa qytete franceze nisën të dielën protesta masive kundër dhunës në familje, përpara se të prezantohen masat për trajtuar këtë fenomen. Franca ka një nga nga nivelet më të larta të vrasjeve të lidhura me dhunën në familje në Evropën Perëndimore, me të paktën 115 gra të vrara vetëm nga partnerët ose ish-partnerët e tyre këtë vit, thonë mediat lokale.  

Rreth 30 marshime në rrugë u organizuan nga sindikatat dhe shoqatat e grave në të gjithë Francën. Protestuesit mbanin në dorë pankarata me mesazhe kundër dhunës në familje, ndërsa dominonte ngjyra e purpurt në këto tubime. Në qytetin e Marsejës, demonstruesit mbanin pankrata me emrat e disa prej viktimave të dhunës në familje.


Një femër vritet në Francë çdo tre ditë nga partneri apo ish-partneri, sipas AFP.  Eurostat, agjensia e statistikave të Bashkimit Evropian, thotë se kishte 123 vrasje të grave të kryera nga një partner në Francë në vitin 2017.




Skip to toolbar