Mision sekret hapësinor/ SHBA nis avion ushtarak për zbulimin e universit

AKTUALITET


Falcon Heavy, një nga raketat operacionele më të fuqishme në botë nga Kompania Space X ka nisur drejt hapësirës mbrëmjen e të enjtes aeroplanin robtik hapësinors x- 37B të Ushtrisë Amerikane. Ky mission ka qënë një sekret I Washingtonit.

Raketa Falon Heavy u lëshua drejt hapësirës nga Qendra Hapësinore Kennedy e Nasas në Kepin Vanaveral, në bregun e Atlantikut të Floridas.

Shtetet e bashkuara synojnë që aeroplani robotic X-37B të arrijë orbina më të larta , ndoshta në Hënë apo edhe në Mars.

Nëse ushtria Amerikane dëshiron që ky aeroplan robotic të mos gjurmohet, ai mund të fshihet në shkëlqimin e diellit pasi është vërtetuar tashmë se X-37B mund të bëjë manovra të shpejta për të humbur gjurmimin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përdorin këtë aeroplan robotik për të kryer eksperimente dhe për të kuptuar sesi mund të përmirësojnë operacionet hapësinore dhe të zbulojnë më shumë përjet kufinjëve të hapsirës që janë eksploruar deri më tani.

Nuk është e qartë sesa kohë X- 37 B do të qëndrojë në hapësirë në këtë mission të ri , në misionin e fundit hapësinor që ky aeroplan robotik përfundoi në nëntor të vitit 2022, ai qëndroi larg tokës për 909 ditë.

Nisja e X – 37B ishte planifikuar të bëhej më 10 dhjetor por ajo u shty dy here për shkak të motit të keq dhe problemeve me platformën tokësore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po sfidojnë Kinen në këtë mision të ri hapësinor, pasi Pekini nisi fshehtas drejt hapsirës anijen e tyre kozmike./abcnews.al



Skip to toolbar