Në njoftim tjetër ARRSH bën me dije se në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë, ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm
Sipas ARRSH në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak, pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës.